Monday, April 15, 2013

Olta: Kam puthur Viganin dhe Edberin në buzë

Ashtu sikundër është bërë traditë, banorja që la shtëpinë e Big Brother këtë javë, ishte e ftuar në studion e Fan Club ku tregoi se si e përjetoi aventurën e saj brenda shtëpisë së vëzhguar 24 në 24 orë. 

Olta, vajza nga Burreli që jeton prej vitesh në Angli foli për marrëdhënien e saj me Ilirin. Ajo tha se nuk ka asgjë mes tyre dhe se ato që i bashkonin ishin thjesht shakatë. 

"Me Ilirin kuptohesha. Ato që kanë thënë gazetat m’i ka thënë edhe vetë Iliri mua aty brenda. Ishin vetëm shakatë në mesin tonë. Mbase ciltërsia ime keqkuptohet jashtë sikur është dicka më tepër se ç’është në të vërtetë. Unë shoqërohem me meshkuj si shokë dhe me Ilirin kam fjetur në të njëjtin krevat ashtu siç kam fjetur edhe me Elonën", tha Olta. 

Gjatë përshëndetjes së banorëve të tjerë, pasi mësoi se ishte ajo e eleminuara e javës, u shkëmbye një puthje në buzë mes Oltës dhe Viganit. Ajo sqaroi se nuk ishte hera e parë që bënte dicka të tillë duke lënë të kuptohej se ishte miqësisht. 

"Kam puthur Viganin dhe Edberin në buzë. E kam puthur edhe herë të tjera Viganin në buzë jo vetëm mbrëmë. Për mua ishte një arush", sqaroi ajo. 

Ndërsa lidhur me debatet në zënkat në shtëpi dhe qendrimit karshi banorëve të tjerë me të cilët pati fërkime, Olta tha se "gjëra të vogla transformoheshin në shumë të mëdha". 

Sa për Joanën, njëra prej banoreve që Olta pati debate, ajo tha se Joana vendos "i projekton tek të tjerët gjerat që mendon vetë". 

"Joana më bën të qesh. Gjërat që ka vetë ajo i projekton tek ti, gjërat që i thotë vetë, thotë gjasmë i ke thënë ti. Ja kam thënë gjithmonë të vërtetën time. Marrëdhënien e saj me Anaidin dhe të dashurin e saj unë nuk e kam gjykuar sepse nuk me intereson. Asnjë koment nuk më pret sepse e di që vetë jam e çiltër, ndërsa nuk e kam të vështirë të kërkoj falje", deklaroi banorja që la mbrëmë shtëpinë e Big Brother 6, Olta.



Microsoft: Na hakuan

Microsoft ka konfirmuar të premten pasdite se edhe ata ishin viktimë e të njëjtit llojsulmi, që preku Facebook dheApple këtë muaj.

Kompania mendoi të mos japë deklaratë për shtyp në fillim të këtij muaji, ndërsa po hetonte ngjarjen, një mënyrë që është në përputhje me praktikat e saj të sigurisë, shkruan Krokodili.com.

“Gjatë hetimit tonë, kemi gjetur se një numër i vogël kompjuterësh është infektuar nga softuerë të dëmshëm, duke përdorur teknika të ngjashme me ato që janë dokumentuar nga organizata të tjera,” tha Microsoft në një postim në blog.

“Nuk kemi asnjë dëshmi që të dhënat e konsumatorëve janë prekur, por hetimi ynë është ende në vazhdim.”

Microsoft vazhdoi të thotë se sulmi i këtij lloji – një sulm i dukshëm me programe keqbërëse me origjinë nga Kina – nuk ishte një surprizë për kompaninë dhe është tregues i prirjeve të kërcënimeve në zhvillim.

Deklarata e Microsoft-it është e ngjashme me atë të bërë nga Facebook dheApple në lidhje me sulmin. Në të dy rastet kompanitë thanë se nuk ka të dhëna të vjedhura.


Instagram me mbi 100 milionë përdorues në muaj

Instagram për vetëm dy vjet e gjysmë ka arritur shifrën prej 100 milionë përdoruesve.

Ky sukses i rrjetit të famshëm social për fotografi vjen vetëm 4 muaj pasi rrjeti social filloi t’i publikonte përdoruesit e regjistruar në faqe, dhe në kohën kur ishte goditur nga kritikat të cilat e akuzonin atë për shitjen e profileve të përdoruesve të saj. 


Vendos të takojë të gjithë shokët që ka në Facebook!

Një person nga Connecticut i SHBA-ve ka mbledhur 5000 dollarë dhe planifikon që me këto para të vizitojë 788 shokët që ka në Facebook, të cilët jetojnë të shpërndarë në të gjithë Amerikën.

"Nuk dua të fshihet mprapa monitorit. Duhet të ndalojmë të bëhemi sikur nuk shohim kur kalojmë pranë shokëve të vjetër nga shkolla e mesme. Dua t'i takoj të gjithë dhe të shoh se si duken kur bisedon 'në katër sy'", është shprehur Taj Morin.

Gjatë vizitave ai planifikon të bëj edhe fotografi.


Si e ka ndryshuar botën interneti!

Nga haktivizmi gjer te klasat e shkollave, Interneti ka ngjallur një revolucion online me mjete digjitale.

Dokumentet e klasifikuara në WikiLeaks ndihmuan Pranverën Arabe dhe protestimet u organizuan përmes Facebook. Cicërimat e përditshme rreth revolucionit egjiptian në Twitter u rritën me 100% pas përmbysjes së shtetit, duke treguar fuqinë e internetit.

Jo vetëm që World Wide Web (WWW) ka ndihmuar në formimin e bindjevetona politike, por edhe interesat tona personale. Ndërkaq ka 139.500 fotografë profesionistë në SHBA, Instagram është përhapur edhe më shumë, me 90 milionë përdorues aktivë çdo muaj në platformën sociale.

Me rritjen e përdoruesve të internetit, bota ndryshon, siç sugjerohet edhe nga ky grafik informacioni nga NowSourcing. Ka pasur më shumë se 2 miliardë përdorues interneti në vitin 2012, një rritje me 566,4% nga viti 2000.

Shikoni statistikat në infografikun më poshtë se si interneti ka ndikuar në jetën tonë.


Një Fiat 500 me motorin e një Lamborghini

Shumica e pronarëve të Fiat500 të vogël e dinë se çfarë i duhet nje makinë të tillë, dhe ai është motori V-12 nga njëLamborghini Murcielago. Duket si dicka e parealizueshme por specialistët e kanë realizuarkëtë projekt. Makina është prezantuar në sallonin e makinave në Bolonja të Italisë


Në shtator vjen Galaxy Tab 3 Plus

Pasi Samsung zyrtarisht ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur nga seriaGalaxy S, është pritur të flitet rreth modeleve të reja të kompjuterëve tablo nga kjo kompani, sidomos për modelinTab.

Sipas informatave të fundit shkruan ORAinfo, versioni i ri iGalaxy Tab, do të ketë ekranSuper AMOLED me diagonale 10,1 inç apo edhe 11.6 inç merezolucion të plotë Full HD, do të punoj në procesorin me tetë bërthamë Exynos 5 dhe do të shitet si GalaxyTab 3 Plus, në mënyrë që të dallohet nga modelet tjera klasike Galaxy Tab, që nuk kanë ekran me rezolucion Full HD.