Monday, April 15, 2013

Microsoft: Na hakuan

Microsoft ka konfirmuar të premten pasdite se edhe ata ishin viktimë e të njëjtit llojsulmi, që preku Facebook dheApple këtë muaj.

Kompania mendoi të mos japë deklaratë për shtyp në fillim të këtij muaji, ndërsa po hetonte ngjarjen, një mënyrë që është në përputhje me praktikat e saj të sigurisë, shkruan Krokodili.com.

“Gjatë hetimit tonë, kemi gjetur se një numër i vogël kompjuterësh është infektuar nga softuerë të dëmshëm, duke përdorur teknika të ngjashme me ato që janë dokumentuar nga organizata të tjera,” tha Microsoft në një postim në blog.

“Nuk kemi asnjë dëshmi që të dhënat e konsumatorëve janë prekur, por hetimi ynë është ende në vazhdim.”

Microsoft vazhdoi të thotë se sulmi i këtij lloji – një sulm i dukshëm me programe keqbërëse me origjinë nga Kina – nuk ishte një surprizë për kompaninë dhe është tregues i prirjeve të kërcënimeve në zhvillim.

Deklarata e Microsoft-it është e ngjashme me atë të bërë nga Facebook dheApple në lidhje me sulmin. Në të dy rastet kompanitë thanë se nuk ka të dhëna të vjedhura.


No comments:

Post a Comment