Wednesday, April 17, 2013

WhatsApp më e madhe sesa Twitter


Vetëm disa aplikacione kanë parë suksesin rekord të WhatsApp. Që nga lançimi i tij në vitin 2009, shërbimi është bërë aplikacioni më i përdorur në telefonat inteligjentë. Qindra milionë përdorues dërgojnë mbi 18 miliardë mesazhe në ditë.
Duke folur në një konferencë, shefi ekzekutiv Jan Koum tha se WhatsApp tani ka më shumë përdorues sesa Twitter, e cila mburret me 200 milionë përdorues aktivë në muaj. Kompania thuhet se ka marrë oferta nga Google në fillim të këtij muaji, megjithatë kompania tha se nuk ka bisedime të tilla.
Koum vazhdoi të deklarojë kompania përpunon 12 miliardë mesazhe të dërguara dhe 8 miliardë mesazhe të marra çdo ditë, shumë më tepër se çdo shërbim tjetër mesazhesh.


No comments:

Post a Comment