Masoneria po sundon Boten...!!!
"Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t'i nënshtrojmë për disa qëllime më të "LARTA", së pari do t'ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen do t'ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike".
▪ Ky është parimi i përgjithshëm i MASONERISË botërore që veten e konsideron si shtresë më e lartë dhe më e privilegjuar konspirative që sundon me tërë njerëzimin-ELITA.
TRI PRINCIPET E ELITËS PËR SUNDIMIN E BOTËS
Dija është pushtet. Shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga sa kanë ata. Edhe pse sot njohurit tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë. Kjo ndodh, pikërisht, pse ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishme janë emocionet dhe se ne jemi gjithnjë nën kontrollin e emocioneve të shtypura.
Kjo ndodh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë atë që dinë një pjesë e vogël, pra faktin se gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla.
Nëse shikojmë historinë e Perëndimit dhe të disa personaliteteve të rëndësishme (që nga Pitagora deri tek Njutoni), do të shohim se gjithë ata ishin të mrekulluar nga OKULTIZMI.
Fjala okultizëm e shpjeguar fare thjesht do të thotë "e fshehtë" dhe pjesa më e madhe e njohurive misterioze fshihen në tekstin dhe simbolikën e librave më të famshëm fetar të botës, përfshirë edhe Biblën dhe Kur'an-in.
Shumë principe të përgjithshme nga këto vepra, janë të kuptueshme dhe të pranuara nga masat, por në to ka mjaft gjëra që mbeten të fshehta dhe të cilat ne nuk i dimë. Andaj, ELITA e njeh mirë okultizmin dhe në mënyrë të përfeksionuar shërbehet me principet e tij.
Në vazhdim do të prezantojmë tri principe simbolike me origjinë nga okultizmi, përmes së cilave shërbehet ELITA gjatë vënies së kontrollit të vet mbi njerëzimin. Këto tri principe janë: principi i PIRAMIDËS, SPIRALES dhe SATURNIT.
1-PIRAMIDA - përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupi të vogël të njerëzve të kontrollojnë një grup më të madh.
Nëse e paramendojmë një piramidë dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në maje të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e sundimit dhe kontrollit më të madh, nga ata që janë gjithnjë e më poshtë drejt fundit piramidal.
Në maje të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip piramidal funksionojnë shumë organizma shtetërore dhe korporata të mëdha botërore.
2-SPIRALJA - përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë që rrotullohet, përfaqëson forcën evolutive e cila lëviz në mënyrë periodike.
3-SATURNI - përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa më pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është ELITA. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unazor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa figurativisht nënkupton kufizimet.
ELITA ka nisur veprimtarinë e saj me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurinë e vet të madhe në pushtet.
Ajo, në mënyrë permanente investon asetet e veta që t'i rrisë ato dhe kështu në vazhdimësi, derisa ta kontrollojë tërë botën dhe njerëzimin.
KUSH JANË ELITA BOTËRORE?
Në një analizë të publicistit të mirënjohur amerikan Adam Philips, të publikuar më 15.02.1999, me rastin e festës së "Ditës së kryetarit" në "Zëri i Amerikës", në mes tjerash konstatohet se, që nga viti 1789 dhe presidentit i parë i SHBA-ve, George Washington e deri më sot, nga numri i gjithmbarshëm i kryetarëve që kanë qenë në krye të timonit të këtij shteti të fuqishëm botëror, janë edhe 14 kryetarë tjerë, që pa dyshim ishin MASONË.
Që nga koha e Washingtonit e deri më sot, masonët kanë arritur të futen në të gjitha nivelet më të larta të strukturave politike dhe ekonomike të rëndësishme vendimmarëse, si ato amerikane, ashtu edhe botërore.
Sipas të njëjtit autor, vlerësohet se masonët e organizuar mirë dhe tejet konspirativë, përmes degëve dhe nëndegëve të tyre hierarkike, janë të shpërndarë në të gjitha shtetet e botës dhe numërojnë 4,5 milionë anëtarë.
Hulumtuesi i pavarur britanik, David Icke, në librin e vet "Dhe e vërteta do të na lirojë", paraqet tabelën e hierarkisë sunduese të fuqisë ELITE dominuese të botës. Sipas këtij autori, hierarkia e ELITËS botërore duket kështu:
-15- Në vendin e fundit, ose të parë nga fundi, është i gjithë njerëzimi;
-14- Në vendin e dytë nga fundi, rangohen MEDIAT të shkruara dhe elektronike;
-13- Më pas Organizata e Kombeve të Bashkuara;
-12- Unioni Evropian dhe blloqet e tregtisë globale (NAFTA etj.);
-11- Grupi i Bilderbergut (përbërë nga personalitetet më të shquara të elitës, politike botërore. Ndryshe në opinionin quhet si "Qeveria botërore në hije");
-10- Instituti Mbretëror Anglez për Punë të Jashtme;
-9- Këshilli Amerikan për Punë të Jashtme;
-8- Komisioni Trelateral (SHBA-të, Shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe Japonia nga Lindja);
-7- Tryeza e Rrumbullakët;
-...- (në vazhdim autori lë disa nivele të zbrazëta...)
-5- Më pas renditet organizata e fshehtë, "Masonët e përndritur");
-4- Kalorësit e MALTËS (në dukje shoqatë humanitare bamirëse që kultivon traditën mijëvjeçare të ndikimit politik dhe ushtarak në botë. Si anëtarë në radhët e saj kurorëzohen vetëm pjesëtarët e familjeve tradicionale aristokrate evropiane);
-3- SKULL & BONES (Vëllazëri okultiste e më të përzgjedhurve);
-2- ILUMINATËT, ose "Të përndriturit" (po ashtu shoqëri, vëllazëri e një rrethi më të ngushtë e më të përzgjedhurve);
-1- Komiteti 300 (Asociacion i ndërtuar nga pjesëtarët e 13 familjeve më të pasura të botës).
Të gjitha këto institucione, vazhdon më tutje autori, "de jure" duken se janë publike dhe veprimtaria e tyre nuk është jashtë vëmendjes së opinionit të gjerë, por "de facto", JO EDHE AQ!??
Në prapavijën e transparencës së tyre, fshihet veprimtaria konspirative e tyre e orientuar kah interesat e grupeve të ngushta ELITE.
Sa më shumë që të shkohet tek "maja e piramidës", numri i rrethit të ndikimit ngushtohet vetëm në disa individë. Thuhet në dy apo tri prej tyre (David Rockefeller, dinastia Rotschild, Henry Kissinger??). Por, kjo e dhënë përherë do të mbetet në suazat e supozimeve të të mundshmes...

No comments:
Post a Comment