Saturday, April 13, 2013

Aurela Gaçe vjen me një klip sensual

Ylli i muzikës shqiptareAurelaGaçe pritet të prezantojë shumë shpejt, klipin e saj më të ri "Shpirti i shpirtit tim"… I konceptuar si një film me metrazh të shkurtër që për muzikë ka një baladë të mrekullueshme të shkruar mjeshtërisht nga Adrian Hila, me vargje të Rozana Radit, kyklip sjell një Aurelë tjetër, shkruan Bluetooth.

Diva e skenës sonë vjen në këtë klip më lozonjare, në skena sensuale shumë të ndjera, për realizimin e të cilave Aurelën e ka ndihmuar shumë shkolla për aktrim. Kënga është prezantuar më herët në versionin audio, pasi ajo është pjesë e albumit "Paraprakisht", të cilin Gaçe e ka prezantuar një vit më parë. 

Me interpretimin e saj brilant, Aurela i ka dhënë edhe më shumë vlera kësaj kënge, që do të jetë pa diskutim pjesë e fondit të artë të këngëve shqiptare


No comments:

Post a Comment