Presidentja e Malavit, një prej shteteve më të vegjël dhe të varfër të Afrikës, Joyce Banda, lëshoi akuza të ashpra ndaj mbretëreshës së popit, Madonnës, e cila sipas saj përdori kauzën e ndihmave humanitare vetëm për t’i bërë reklamë vetes.
Në një deklaratë, pak ditë pasiMadonna vizitoi vendlindjen e dy prej fëmijëve të saj të birësuar, Banda theksoi se 54-vjeçarja nuk ka realizuar praktikisht asnjë prej projekteve humanitare që kishte premtuar për Malavin.
Gjatë vizitës në të cilën birësoi të birin David, në vitin 2006 dhe më pas në birësimin e Mercy në 2009-n, këngëtarja ra dakord të investonte një shumë prej 15 milionë dollarësh, për ngritjen e një akademie të lartë për vajzat.
Megjithatë, gjatë rrugës Madonna vendosi që të ndryshonte projekt, duke vlerësuar si më të frytshme që me të njëjtën shumë të ndërtonte 10 shkolla.
"Ku janë dhjetë shkollat që premtoi se do të ndërtonte"?, akuzoi presidentjaBanda. "Në disa raste, e vetmja gjë që ka bërë është të rinovojë ndonjë klasë apo të lyejë ndonjë mur. Ky është një ofendim për popullin tonë".
Në një reagim ndaj kritikave direkte të presidentes së Malavit, Trevor Nelson, drejtori i projekteve bamirëse të Madonnës, përgënjeshtroi deklaratat, duke thënë se secila prej shkollave ka përfunduar së u ndërtuari dhe është funksionale.

No comments:
Post a Comment