Saturday, April 13, 2013

Brooklyn: Xheloze për trupin e Aniston

Ndonëse e shumëvlerësuar për pamjen e saj të jashtme dhe karrierën si aktore e modele,Brooklyn Decker do të jepte gjithçka për të pasur linjat e Jennifer Aniston. Në një intervistë të publikuar në një revistë rozë ditën e martë,Decker konsideroi si trupinperfekt atë të aktores 43-vjeçaren, me të cilën luajti si bashkëprotagoniste në komedinë "Just go with it".

"Jennifer për mua është më e mira. Ajo është aq tërheqëse dhe në "Just go with it" duhet të shfaqej në një pjesë me bikini. Ndonëse jam fëmër, mbeta e shtangur nga bukuria e saj. Isha me të vërtetë e befasuar", deklaroi Decker

"Më pas më ftoi që të bëja joga me të dhe më duhet të pranoj se disi në mënyrë të pavetëdijshme hezitoja dhe skuqesha, duke e ditur se ajo ishte aq tërheqëse".

Sipas Brooklyn, ajo nuk ka qenë e kujdesshme për trupin e saj, deri në momentin kur u njoh me tenistin Andy Roddick. "Me një trup të shkëlqyer si ai i Roddick dhe aktivitetin e vazhdueshëm sportiv që ai realizon, kjo më bëri edhe mua që të nisja të përkujdesesha më shumë për trupin tim", tha Decker.



No comments:

Post a Comment