Friday, April 12, 2013

Janet Jackson konvertohet në myslimane

Janet Jackson heq dorë nga muzika dhe konvertohet në muslimane pas martesës me biznesmenin miliarder Uisam al Mana. 

Këngëtarja amerikane dhe biznesmeni miliarder u martuan në një ceremoni tejet sekrete vitin e kaluar pas 3 vitesh qendrimi bashkë, megjithatë publikisht pranuan lidhjen e kurorës së tyre vetëm në shkurt të këtij viti.

Mediat gossip në Shtetet e Bashkuara shkruajnë se këngëtarja po përgatit seriozisht edhe zhvendosjen në Lindjen e Mesme për të jetuar me bashkëshortin e saj. 

Çifti u ka qendruar larg aparateve fotografike, ndërsa Janet gradualisht rralloi daljet e saj në koncerte. 46-vjeçarja i jep fund karrierës muzikore 30-vjeçare ku përfshihen disa albume dhe shumë këngë e turne.


No comments:

Post a Comment