Friday, April 12, 2013

Look-u i ri, Balotelli bëhet bjond

Në qendër të polemikave për skualifikimin që do ta mbajë jashtë në ndeshjet kundër Napolit, Juventusit dhe Catanias, Mario Balotelliprezantohet në Milanello, për stërvitje, me një model të ri flokësh. 

SuperMario ka oksigjenuar të gjithë flokët, duke ndjekurshembullin e shokut të skuadrës Kevin Prince Boateng. Ky nuk është një model i ri për Balotellin që kishte eksperimentuar edhe kur luante me Manchester City.




No comments:

Post a Comment