Friday, April 12, 2013

Intimiteti në BB, Elena dhe Anaidi braktisen nga të dashurit

Duket se dy çiftet e krijuara brenda "Big Brother 6", pikërisht Anaidi-Joana dhe Elena-Vigani, kanë pësuar krisje gjatë kësaj jave. Pasi kanë kaluar momentet e para të tërheqjes dhe lojërave brenda në shtëpi, ndonjëherë të nxituara e ndonjëherë të paragjykuara nga banorët e tjerë, ka filluar reflektimi mes tyre. Fakti që i ka bërë këta banorë të mendojnë përtej mureve të shtëpisë së vëzhguar, janë lidhjet që ata kanë lënë jashtë. Pikëpyetjet e tyre janë a do i presin të dashurit jashtë, a do ua falin, çfarë do të ndodhë pasi të përballen me ta?! 

Përveç Viganit, modelit nga Kosova, i cili siç deklaroi nuk kishte ndonjë histori që mund ta kufizonte apo ta mbante peng për të krijuar lidhje brenda shtëpisë, Elena u përlot për të dashurin e saj fotograf Endrit Mërtiri, duke shprehur pendesë për afrimitetin publik me Viganin. 

Nga ana tjetër, Joana deklaroi se ndihej shumë e afeksionuar pas Anaidit dhe vendosi ta linte të dashurin jashtë. Por Anaidi ka qenë shumë i mërzitur këtë javë, pasi sipas një marrëveshjeje që kishte bërë me të dashurën jashtë, e kupton se diçka nuk shkon tashmë. 

Ndjesitë dhe mendimet e tyre këta banorë i shfaqin para kamerave, ndërsa ne po ju zbulojmë anën tjetër të medaljes. 

Por të dashurit e tyre jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të pakënaqur nga sjellja e partnerëve të tyre, kanë vendosur të ndahen prej tyre. 


No comments:

Post a Comment