Ngjarja më e nxehtë e këtyre ditëve në Big Brother 6, është afrimi dhe mbase lidhja e re që po krijohet mes Elenës dhe Viganit. Ditët e fundit, ata jo vetëm që janë afruar me njëri-tjetrin, por po sillen si një çift i mirëfilltë. Netëve flenë bashkë duke u përkëdhelur, por sapo fillon situata të "nxehet", produksioni largon kamerat nga krevati i tyre, duke na lënë të hamendësojmë se mes tyre netëve mund të ketë shumë më tepër sesa puthje dhe përkëdhelje.
Elena dhe Vigani janë të dy modelë dhe më të rinjtë e Big Brother 6, dhe ndoshta ky fakt i bëri të afrohen më shumë ndaj njëri-tjetrit për të qenë dhe aleatë në lojë. Fillimisht sjelljet dhe afrimiteti mes tyre u komentua si një pikëpyetje nëse ata janë çifti numër 2 në shtëpinë e BB6, pas çiftit Anaid dhe Joana, apo nëse ata thjesht po luajnë. Ndërkohë që përkëdheljeve të fundit u është shtuar më shumë afrimitet se kaq, duke u puthur dhe fjetur bashkë.
Ndërkohë që ka pranuar të flasë dhe të japë gjykimin e saj motra më e madhe e Elenës, Alda Lika, e cila ka shprehur edhe qëndrimin e prindërve, të cilët nuk janë dakord me këtë afrimitet të Elenës me Viganin, modelin nga Kosova.
"Nuk mendoj se ka ndjenjë mes Elenës dhe Viganit, pasi Elena ka një të dashur jashtë që e vlerëson. Mendoj që ajo ka gjetur një lodër si Vigani dhe po përpiqet të kalojë kohën aty brenda", ka pohuar për "Panorama Plus" Alda.

No comments:
Post a Comment