Saturday, April 13, 2013

Anara, "engjëlli" i Nasri

Samir Nasri nuk po kalon njëmoment të mirë me Manchester City-n, por jashtë fushe ky mund të quhet njëmoment i artë për të. Që në fillim të shkurtit lojtari francez nisi të dilte me Anara Atanesin, një nga modelet më tërheqëse të "Victoria Secret". 

Dhe që atëherë marrëdhënia mes të dyve është forcuar, madje ata lajmëruan së fundmi se do të bashkëjetojnë në shtëpinë e lojtarit në Mançester. "Ai mendon se do të mbajë dollapin më të madh", shkroi Anara në profilin e saj në Twitter. 

Modelja e njohur ka pasur lidhje më parë me disa futbollistë të Premier League-s, por duket se me francezin ka gjetur qetësinë e nevojshme. 

Tashmë, vetëm koha do ta tregojë nëse lidhja mes Nasri dhe Anaras do të jetë aq e fortë sa ata po thonë.




No comments:

Post a Comment