Sër Isak Njuton (25 dhjetor 1642 – 20 mars 1727), është shkencëtari më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. Më shumë se çdo person tjetër, Njutoni ishte përgjegjësi për hedhjen e bazave të mekanikës klasike, optikës, dhe madje matematikës.
Pervec atyre qe dime per Njutonin, tashme jane zbuluar disa te dhena te reja mbi te.
1.
Bebi Njuton lindi shtatanik
Në vitin 1642, vitin që Galileo Galilei vdiq, Isak Njutoni lindi shtatanik në ditën e Krishtlindjes. Me emrinn e të atit, i cili vdiq 3 muaj para se ai të lindte, Isaku ishte një bebe e pazhvilluar dhe të gjithë mendonin se nuk do të mbijetonte. Mamaja e tij thotë se nuk peshonte as një çerek kilogrami.
2. Njutoni gati sa nuk u bë fermer
Njutoni lindi në një familje fshatarësh. Kur ishte 17-vjeç, mamaja insistoi ta linte shkollën të merrej me fermën e familjes. Për fat të mirë, Njutoni ishte një fermer i keq dhe jo shumë kohë më pas, xhaxhai ia mbushi mendjen mamasë ta linte të ndiqte kolegjin “Trinity” në Kembrixh.
3. Njutoni dhe pema e mollës, histori e vërtetë
Historia e popullarizuar nga Volteri thotë se Njutoni u frymëzua kur pa një mollë të binte ndërsa ecte në oborrin e familjes në Woolsthorpe, për të formuluar teorinë e forcës universale të rëndesës (një version është dhe që molla i ra në kokë). Shkolla “King” në Grantham, që Njutoni ndoqi, e mban pemën në oborrin e saj.
4. Njutoni ishte i fshehtë, rrallë publikonte
Nuk ka dyshime se Njutoni ishte i shkëlqyer, por pjesa më e madhe e zbulimeve të tij janë bërë të njohura kur ai ishte 27-vjeç. Eksperimentet për natyrën e dritës, se drita e bardhë përbëhet nga një spektër ngjyrash, ia paraqiti “British Royal Society” kur ishte 30 vjeç. Fshehtësia e tij ka shkaktuar mjaft zënka.
5. Njutoni ishte jashtëzakonisht besimtar
Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Perëndisë. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Perëndia drejton gjithçka dhe ai di si bëhet”.
6. … Por nuk besonte tek satani apo trinia e shenjtë
Me gjithë bindjet e thella fetare, Njutoni ishte jokonformist kur bëhej fjalë për besimin tek trinia e shenjtë . Ky duhet si qëndrim i arsyeshëm për një burrë të shkencës, por në atë kohë e kundërta besohej e vërtetë. Njerëzit e shkolluar besonin ekzistencën e trinitetit dhe pikëpamjet e tij ishin blasfemi.
7. Njutoni ishte i dhënë pas Biblës
Bibla ishte pasioni më i madh i Njutonit. Ai shkroi më shumë për fenë se sa shkencën dhe matematikën. Njutoni llogariti datën e kryqëzimit të Jezus Krishtit, 3 prill, në vitin 33 pas Krishtit dhe datën më të hershme të apokalipsit si vitin 2060, pas Krishtit. Një nga parashikimet e tij u realizua: Hebrenjtë u kthyen në Izrael.
8. Njutoni ishte alkimist
Letra të zbuluara kohët e fundit të Njutonit zbuluan interesin sekret të alkimisë (në kthimin e metalit bazë në ar) dhe se ka shkruar gjerë për eksperimentet e kryera. Studimet i ka mbajtur të fshehta kur ishte gjallë. Bërja e arit dhe argjendit ishte krim nën një ligj të vitit 1404.
9. Njutoni luftoi me falsifikatorët
Në vitin 1696, Njutoni u bë drejtor i London Mint”, vendit ku priteshin paratë dhe iu dha detyra e zbulimit të falsifikimeve, gjë që ishte e përhapur në atë kohë. Ai mblodhi prova, u maskua dhe kërkoi në bare dhe taverna. U shpall “Gjykatës i Paqes” për një vit kreu 200 hetime. Pas gjyqit urdhëroi shkatërrimin e provave.
10. Njutoni politikani shqiptoi vetëm një fjali
Njutoni u zgjodh Anëtari i Parlamentit në vitin 1689 dhe shërbeu ekzaktësisht për një vit. Ai nuk është shquar asnjëherë si politikan i zoti, pasi nuk ishte profesioni i preferuar. Gjatë kësaj kohe, ai tha vetëm dhe vetëm një fjali gjatë seancave të gjata. Ai i kërkoi një personi pranë të hapte dhe të mbyllte dritaren e ajrosjes.

No comments:
Post a Comment