Saturday, April 13, 2013

"Gentleman", PSY lançon hitin e ri

Pasi fitoi një famë të bujshme nëpërmjet këngës së tij të parë, "Gangnam Style", këngëtari koreanoverior PSY nisi sot një sfidë të re kundër vetes, me publikimin e këngës së tij të re, "Gentleman". 

Një këngë e re dhe një kërcim i ri, PSY do të ketë një detyrë shumë të vështirë përpara, të mundë vetveten, pasi "Gangnam Style" ka kaluar tashmë rekordin e 1,5 miliardë klikimeve në YouTube. 

Kënga e re, e cila ishte lajmëruar më parë që do të lëshohej ditën e sotme, ka një referencë me mafian në tekstin e saj, ndërsa kërcimi është marrë nga motivime popullore koreane

Për herë të parë, PSY do të këndojë këngën e tij përpara bashkëkombasve të tij në Seul, ditën e shtunë, përpara se të bëhet, me shumë gjasë, një "fenomen" i zakonshëm në televizionet muzikore dhe klabet e të gjithë botës


No comments:

Post a Comment