Sunday, April 14, 2013

Messi dhe Antonella prezantojnë Thiagon

Që prej 2 nëntorit, datë edhe kur erdhi në jetë, Thiago Messinuk kishte pozuar kurrë me babain e tij Lionel dhe nënënAntonella Rocuzzo. Por për të kënaqur fansat e tij ka menduar vetë ylli argjentinas i Barcelonës, i cili ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto të të treve ku mund të shihet shumë qartë pinjolli më i ri i familjes Messi.

Lionel Messi nuk ka udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e sotme në La Liga kundër Real Zaragoza me qëllim arritjen e formës optimale për gjysëmfinalen e Champions League kundër Bayern Munchen.

Kështu ka edhe më shumë kohë për familjen e tij.


No comments:

Post a Comment