Friday, April 12, 2013

Fiton 250 mijë paund në javë, tërheq 250 nga bankomati

Wayne Rooney është një prej futbollistëve më të talentuar dhe më të mirëpaguar në Premier League dhe jo vetëm. Bomberi i Manchester Unitedfiton as më pak e as më shumë por plot 250 mijë sterlina në javë, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të kushtueshëm në qarkullim.

Por ky fakt nuk e ka penguar yllin anglez të "Djajve të Kuq" të tërheqë para nga njëbankomat në një prej rrugëve të Manchesterit.

Mediat britanike kanë arritur të fotografojnë Rooney teksa tërhiqte paratë nga një bankomat, i cili nuk të jep më shumë se 250 sterlina në ditë.

Përse vallë i duheshin Wayne Rooney 250 sterlina?


No comments:

Post a Comment