Saturday, April 13, 2013

Cavani dhe Soledad janë ndarë

Thashethemet e shumta në lidhje me jetën private të Edinson Cavanit duket se kanë gjetur një konfirmim nëUruguaj, atdheun e tij, sipas edicionit online të "Show TV". Aty bëhet e ditur se "El Matador" do të ndahet ngagruaja e tij Maria Soledad "për shkak të një marrëdhënieje që ka qenë e mpleksur me disa interesa të përbashkëta". 

Familja e lojtarit ka disa javë që ndodhet në Itali dhe po i qëndron pranë Edinson në një kohë të tillë të vështirë. Kavani dhe gruaja e tij kanë dy fëmijë: i fundit, Lucas, ka vetëm një muaj që ka ardhur në jetë. Cavani dhe Maria Soledad janë martuar në vitin 2007. Dy vjet më parë lindi Bautista, fëmija e parë, ndërsa më 8 mars ishte radha e Lucas, të vinte në jetë. 

Por duket se edhe ngjarja e lumtur nuk shërbeu për t’i pajtuar të dy prindërit. Familja e Cavanit, megjithatë, duhet të largohet nga Napoli dhe të kthehet nëUruguaj në orët e ardhshme. 

Rreth sulmuesit, muajt e fundit ka pasur disa thashetheme që e lidhnin me një histori dashurore me modelen 22-vjecare, Stefania Fummo.


No comments:

Post a Comment