Strategy Analytics ka publikuar raportin e saj për tregun global të telefonave të mençur, mirëpo në raportin e sotëm kompania është fokusuar në tregun amerikan, të cilin e ka dominuar Apple me 34 për qind të tregut për tremujorin e fundit të 2012, edhe pse Samsung ishte mjaft afër liderit Apple, me 32.3 për qind.
Megjithatë, Samsung është lider i tregut për tërë vitin me 31.8 për qind, pasi që Apple ishte pas prodhuesit korean në disa periudha tjera të vitit, për ta përmbyllur vitin me 26.2 për qind, e përcjell nga LG me 12.3 për qind.
Sipas analizave të Strategy Analytics, për tremujorin e fundit të 2012 në total janë shitur 52 milionë telefona të mençur, ose 2 milionë më shumë se sa vitin e kaluar.
Megjithatë, në vitin 2011 janë shitur 20 milionë më shumë njësi se sa në 2012, ndërsa analistët këtë “rënie të shitjes” ia atribuojnë rënien krizës ekonomike dhe procedurave të vendosura nga operatorët mobil.
No comments:
Post a Comment