Friday, April 12, 2013

Njeriu më i pasur në botë sponsor në Formula 1

Njeriu më i pasur në botë, me një pasuri të deklaruar prej 70 miliardë dollarësh, meksikani Carlos Slim, mund të jetë pranë hyrje në botën e Formulës 1 si sponsor. 

Manjati i telekomukacioneve është sponsori i PietroFittipaldit, nipit të ish-dy herë kampionit të botës në Formula1, Emerson Fittipaldi.

17-vjeçari Fittipaldi, me një mbështetje kaq të rëndësishme financiare pas krahëve dhe me shumë skuadra të gatshme të ofrojnë njëvendëshet e tyre për pilotët që sigurojnë më shumë të ardhura, mund të festojë kalimin në mazhoren me një debutim të pamendueshëm në botën e Formulës.

Lajmi që citonte burime pranë qarqeve të Formulës 1, u publikua të premten në të përditshmen spanjolle sportive "AS".

I konfirmuar në disa disiplina garash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshi titullin kampion për të rinjtë në NASCAR, Pietro është zhvendosur në këtë sezon në Europë, për të konkurruar në disiplinën Formula "Renault 2.0". 

Brazilian, Emerson Fittipaldi ishte një prej emrave më të njohur të Formulës 1 në dekadën e viteve 1970. Dy herë kampion i botës me një Lotus, në vitet 1972, 74, ai mbylli karrierën 10-vjeçare dhjetë vjet me 14 fitore dhe 35 podiume.


No comments:

Post a Comment