Monday, April 15, 2013

Në shtator vjen Galaxy Tab 3 Plus

Pasi Samsung zyrtarisht ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur nga seriaGalaxy S, është pritur të flitet rreth modeleve të reja të kompjuterëve tablo nga kjo kompani, sidomos për modelinTab.

Sipas informatave të fundit shkruan ORAinfo, versioni i ri iGalaxy Tab, do të ketë ekranSuper AMOLED me diagonale 10,1 inç apo edhe 11.6 inç merezolucion të plotë Full HD, do të punoj në procesorin me tetë bërthamë Exynos 5 dhe do të shitet si GalaxyTab 3 Plus, në mënyrë që të dallohet nga modelet tjera klasike Galaxy Tab, që nuk kanë ekran me rezolucion Full HD.


Mund të blihet një iPhone 17.8 milionë $?

Stuart Hughes ka realizuar një iPhone 5 i cili është vlerësuar me një çmim prej 17.8 milionë dollarë dhe cilësohet telefonimë i shtrenjtë në botë. Për të rikrijuar këtë telefon me 24karat flori, dizenjuesit anglez i janë dashur 9 javë punë. 

Butoni kryesor i telefonit ka një diamant të zi 26 karat ndërsa linjat janë mbuluar me 600 diamantë të bardhë. Logoja e Apple që gjendet te pajisja është e mbuluar me 53 diamantë. Mësohet se telefoni është parositur nga një biznesmenë kinezë. 


Edhe Hyundai me tablet!


Edhe prodhuesi i njohur i automobilave, Hyundai ka prezantuar tabletin Т7, të cilin e ka bazuar në sistemin operativ Android duke e pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç dhe rezolucion 1280 x 800 piksel.

Tableti përdor procesorin katër-bërthamësh Samsung Exynos 4412 me 1,4 GHz dhe 1 GB RAM.
Memoria e brendshme për ruajtjen e të dhënave ka kapacitet prej 8GB, me mundësi zgjerimi edhe me mikro SD kartelë, kamerën me 2MP si dhe baterinë me 330mAh.
Hyundai T7 vjen me versionin e ri të sistemit operativ Android 4.0.4 ICS, ndërsa çmimi i pajisjes nuk pritet të jetë më i lartë se 200 dollarë.
Më shumë detaje rreth këtij tableti të ri do të zbulohen në Kongresin Botëror Mobil, ngjarja më e madhe e teknologjisë e cila mbahet muajin e ardhshëm.


Apple lider për tre muaj, Samsung për një vit!


Strategy Analytics ka publikuar raportin e saj për tregun global të telefonave të mençur, mirëpo në raportin e sotëm kompania është fokusuar në tregun amerikan, të cilin e ka dominuar Apple me 34 për qind të tregut për tremujorin e fundit të 2012, edhe pse Samsung ishte mjaft afër liderit Apple, me 32.3 për qind.
Megjithatë, Samsung është lider i tregut për tërë vitin me 31.8 për qind, pasi që Apple ishte pas prodhuesit korean në disa periudha tjera të vitit, për ta përmbyllur vitin me 26.2 për qind, e përcjell nga LG me 12.3 për qind.
Sipas analizave të Strategy Analytics, për tremujorin e fundit të 2012 në total janë shitur 52 milionë telefona të mençur, ose 2 milionë më shumë se sa vitin e kaluar.
Megjithatë, në vitin 2011 janë shitur 20 milionë më shumë njësi se sa në 2012, ndërsa analistët këtë “rënie të shitjes” ia atribuojnë rënien krizës ekonomike dhe procedurave të vendosura nga operatorët mobil.



Sunday, April 14, 2013

Një qytet në qiell me 1.000.000 banorë!

Të shumtë janë ata që mendojnë se bëhet fjalë për një projekt utopik, të palogjikshëm dhe të parealizueshëm. Por pas këtij projekti ndodhet kompania arkitektonike “Taisei Contruction Corporation”, sipas së cilës, bëhet fjalë për një “ndërtesë të zgjuar” të shekullit të 21-të.
Ndërtesa që quhet X-Seed 4000, është një godinë mbresëlënëse me 800 kate, lartësia e të cilës arrin deri në 4.000 metra mbi qiellin e Tokios në Japoni, dhe mund t’i shërbejë 500.000 deri në 1.000.000 banorëve.
E frymëzuar nga mali Fuzhi, që është simbol Japonisë, kjo ndërtesë do të jetë 200 metra më e lartë se ky mal, ndërkohë që do të përbëjë qytetin e parë autonom në qiellin Japonisë.

Kostoja pritet që t’i tejkalojë të 900 miliardë dollarë, ndërsa shumë rëndësi do t’i jepet mbrojtjes së banorëve, kryesisht si pasojë e ndryshimit të presionit të ajrit në këtë lartësi gjigande.
Një ëndërr e parealizueshme? Një përpjekje entuziaste nga krijuesit e saj? Ndërtesë e të ardhmes? Sido që të jetë, X-Seed 400 me siguri do t’i lejë shumë mbrapa konkurrentet e saj në Dubai, Nju Jork apo Taipei.



MASONERIA...

Masoneria po sundon Boten...!!! 

"Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t'i nënshtrojmë për disa qëllime më të "LARTA", së pari do t'ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen do t'ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike".

▪ Ky është parimi i përgjithshëm i MASONERISË botërore që veten e konsideron si shtresë më e lartë dhe më e privilegjuar konspirative që sundon me tërë njerëzimin-ELITA.

TRI PRINCIPET E ELITËS PËR SUNDIMIN E BOTËS

Dija është pushtet. Shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga sa kanë ata. Edhe pse sot njohurit tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë. Kjo ndodh, pikërisht, pse ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishme janë emocionet dhe se ne jemi gjithnjë nën kontrollin e emocioneve të shtypura.

Kjo ndodh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë atë që dinë një pjesë e vogël, pra faktin se gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla.

Nëse shikojmë historinë e Perëndimit dhe të disa personaliteteve të rëndësishme (që nga Pitagora deri tek Njutoni), do të shohim se gjithë ata ishin të mrekulluar nga OKULTIZMI.

Fjala okultizëm e shpjeguar fare thjesht do të thotë "e fshehtë" dhe pjesa më e madhe e njohurive misterioze fshihen në tekstin dhe simbolikën e librave më të famshëm fetar të botës, përfshirë edhe Biblën dhe Kur'an-in.

Shumë principe të përgjithshme nga këto vepra, janë të kuptueshme dhe të pranuara nga masat, por në to ka mjaft gjëra që mbeten të fshehta dhe të cilat ne nuk i dimë. Andaj, ELITA e njeh mirë okultizmin dhe në mënyrë të përfeksionuar shërbehet me principet e tij.

Në vazhdim do të prezantojmë tri principe simbolike me origjinë nga okultizmi, përmes së cilave shërbehet ELITA gjatë vënies së kontrollit të vet mbi njerëzimin. Këto tri principe janë: principi i PIRAMIDËS, SPIRALES dhe SATURNIT.

1-PIRAMIDA - përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupi të vogël të njerëzve të kontrollojnë një grup më të madh.

Nëse e paramendojmë një piramidë dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në maje të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e sundimit dhe kontrollit më të madh, nga ata që janë gjithnjë e më poshtë drejt fundit piramidal.

Në maje të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip piramidal funksionojnë shumë organizma shtetërore dhe korporata të mëdha botërore.

2-SPIRALJA - përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë që rrotullohet, përfaqëson forcën evolutive e cila lëviz në mënyrë periodike.

3-SATURNI - përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa më pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është ELITA. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unazor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa figurativisht nënkupton kufizimet.

ELITA ka nisur veprimtarinë e saj me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurinë e vet të madhe në pushtet.
Ajo, në mënyrë permanente investon asetet e veta që t'i rrisë ato dhe kështu në vazhdimësi, derisa ta kontrollojë tërë botën dhe njerëzimin.

KUSH JANË ELITA BOTËRORE?

Në një analizë të publicistit të mirënjohur amerikan Adam Philips, të publikuar më 15.02.1999, me rastin e festës së "Ditës së kryetarit" në "Zëri i Amerikës", në mes tjerash konstatohet se, që nga viti 1789 dhe presidentit i parë i SHBA-ve, George Washington e deri më sot, nga numri i gjithmbarshëm i kryetarëve që kanë qenë në krye të timonit të këtij shteti të fuqishëm botëror, janë edhe 14 kryetarë tjerë, që pa dyshim ishin MASONË.

Që nga koha e Washingtonit e deri më sot, masonët kanë arritur të futen në të gjitha nivelet më të larta të strukturave politike dhe ekonomike të rëndësishme vendimmarëse, si ato amerikane, ashtu edhe botërore.

Sipas të njëjtit autor, vlerësohet se masonët e organizuar mirë dhe tejet konspirativë, përmes degëve dhe nëndegëve të tyre hierarkike, janë të shpërndarë në të gjitha shtetet e botës dhe numërojnë 4,5 milionë anëtarë.

Hulumtuesi i pavarur britanik, David Icke, në librin e vet "Dhe e vërteta do të na lirojë", paraqet tabelën e hierarkisë sunduese të fuqisë ELITE dominuese të botës. Sipas këtij autori, hierarkia e ELITËS botërore duket kështu:

-15- Në vendin e fundit, ose të parë nga fundi, është i gjithë njerëzimi;

-14- Në vendin e dytë nga fundi, rangohen MEDIAT të shkruara dhe elektronike;

-13- Më pas Organizata e Kombeve të Bashkuara;

-12- Unioni Evropian dhe blloqet e tregtisë globale (NAFTA etj.);

-11- Grupi i Bilderbergut (përbërë nga personalitetet më të shquara të elitës, politike botërore. Ndryshe në opinionin quhet si "Qeveria botërore në hije");

-10- Instituti Mbretëror Anglez për Punë të Jashtme;

-9- Këshilli Amerikan për Punë të Jashtme;

-8- Komisioni Trelateral (SHBA-të, Shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe Japonia nga Lindja);

-7- Tryeza e Rrumbullakët;

-...- (në vazhdim autori lë disa nivele të zbrazëta...)

-5- Më pas renditet organizata e fshehtë, "Masonët e përndritur");

-4- Kalorësit e MALTËS (në dukje shoqatë humanitare bamirëse që kultivon traditën mijëvjeçare të ndikimit politik dhe ushtarak në botë. Si anëtarë në radhët e saj kurorëzohen vetëm pjesëtarët e familjeve tradicionale aristokrate evropiane);

-3- SKULL & BONES (Vëllazëri okultiste e më të përzgjedhurve);

-2- ILUMINATËT, ose "Të përndriturit" (po ashtu shoqëri, vëllazëri e një rrethi më të ngushtë e më të përzgjedhurve);

-1- Komiteti 300 (Asociacion i ndërtuar nga pjesëtarët e 13 familjeve më të pasura të botës).

Të gjitha këto institucione, vazhdon më tutje autori, "de jure" duken se janë publike dhe veprimtaria e tyre nuk është jashtë vëmendjes së opinionit të gjerë, por "de facto", JO EDHE AQ!??

Në prapavijën e transparencës së tyre, fshihet veprimtaria konspirative e tyre e orientuar kah interesat e grupeve të ngushta ELITE.

Sa më shumë që të shkohet tek "maja e piramidës", numri i rrethit të ndikimit ngushtohet vetëm në disa individë. Thuhet në dy apo tri prej tyre (David Rockefeller, dinastia Rotschild, Henry Kissinger??). Por, kjo e dhënë përherë do të mbetet në suazat e supozimeve të të mundshmes...




Si dallohet i suksesshmi nga deshtuesi ...

Tre karakteristikat kryesore si ndahen te suksesshmit nga deshtuesit sipas Dr Gery Emery :

1 - Pergjegjesia 

Te susksesshimt i pranojne pergjegjesite dhe vepreat e vetea perderisa humbesit gjithmone i fajesojne te tjeret per problemet qe paraqiten ne faza te ndryshme te jetes se tyre. Ne anen tjeter ata gjithnje kerkojne arsyetime. Te gjithe ne , kohe pas kohe e zgjedhim te ashtequajturen "vijen e rezistences me te ulet " , menyren me te lehte per t'u ballafaquar me probleme,,, psh i keni thene shefit tuaj se ne kohen e caktuar do te kryeni nje pune dhe kete nuk e keni bere. Do te filloni me arsyetime te tipit " i ka fajet koha qe i kam vonuar " apo "kolegu nuk e ka kryer pjesen e vet keshtu qe po pres ate " . Keto jane arsyetime tipike te humbesit. Perderisa nuk jeni te afte te lekundni edhe qiellin edhe token per nje pune,,, Mos Premtoni. Edhe nese ndodh qe premtimi i dhene te mos permbushet , pranoni gabimin dhe pergjegjesine per ate qe nuk eshte kryer. Te suksesshmit thone ne menyren:- "Ishte gabimi im e do bej cmos ta korrigjoj".

2 - Gabimet

Te suksesshmit mesojne nga gabimet e veta ne vend e i perdorin si mjet e thone : - "Nuk kam per te lejuar kurre qe qeni te me kafshoje serisht"
Ndersa humbesit reagojne : "Si duket jam aq i paafte saqe asgje me shkon per dore . Serisht e bera te njejtin gabim ,,, jam rast i humbur."
Perdorni gabimet tuaja si hapa drejt suksesit dhe mesoni te thoni : - " Kete here mesova se si nuk duhet ta beja ate detyre .Heren tjeter do di shume me teper se si te ballafaqohem me te "

3 - Vullneti

Te suksesshmit kane vullnet per te gjetur menyra te reja , me te mira per veprimet e tyre . Humbesit me kokefortesi i permbahen menyrave te vjetra , menyrave te ster provuara per shkak te shprehise. Behuni kreativ .Hulumtoni metoda te reja qe te krijoni dicka me mire , per ta bere jeten tuaj me kualitative, me te lehte si per vete ashtu edhe per familjen dhe te tjeret. Ushtroni keto tre menyra te suksesit dhe pa dyshim nuk ka per tju munguar ai. Veshtroni dhe mesoni nga ata qe kane fituar dicka gjate jetes, apo gjate trajnimeve te ndryshme.