Tiranaset
Sunday, April 21, 2013
Wednesday, April 17, 2013
Mbi 235 milionë njerëz luajnë lojëra në Facebook.com
Facebook u shpreh se 205 milionë njerëz po luanin lojëra në uebfaqen e rrjetit social verën e kaluar dhe baza e përdoruesve është rritur me 8.4 për qind që nga 1 Janari 2012.
Facebook është bërë shumë shpejt një destinacion i preferuar për lojëra, bëhet e ditur sipas të dhënave të reja nga rrjeti social.
Më shumë se 235 milionë njerëz në nivel global luajnë lojëra në faqen e saj, tha kompania sot. Kjo shifër është rritur nga 205 milionë lojtarë, që përdornin shërbimin një vit më parë në këtë kohë. Facebook gjithashtu vuri në dukje se baza totale e lojtarëve është rritur me 8.4 për qind që nga fillimi i 2012 dhe se muajin e kaluar, ajo i kishte drejtuar përdoruesit e saj tek Apple App Store dhe Google Play mbi 170 milionë herë.
Facebook është e mbushur me lojëra, duke përfshirë lojërat e njohura Fjalë me Miq dhe FarmVille. Historikisht faqja ka qenë një vend për të ashtuquajturat lojëra rastësore në kërkim të titujve socialë, ose të lojërave më pak të sofistikuara. Këto tituj janë bërë një mundësi e rëndësishme për të ardhurat e Facebook-ut, e cila ofron monedhën virtuale, të quajtur Credits. Facebook merr 30 për qind të të ardhurave të gjeneruara përmes transaksioneve të Credits.
Facebook mbështetet kryesisht në Zynga, krijuesit e titujve të njohur si FarmVille dhe CityVille, për të bërë transaksionet e kredive të saj. Por pas 4 muajve zhgënjyes, Zynga ka vendosur të riorganizojë operacionin e saj dhe të fokusohet më shumë në lojërat për celularë. Kjo lëvizje përfundimisht mund të sjellë probleme reale për Facebook-un.
Në lajme lidhur me këtë, Facebook zbuloi sot se qendra e saj e Aplikacioneve ka ecur mirë dhe është përdorur nga mbi 150 milionë njerëz në muajin e fundit.
WhatsApp më e madhe sesa Twitter
Vetëm disa aplikacione kanë parë suksesin rekord të WhatsApp. Që nga lançimi i tij në vitin 2009, shërbimi është bërë aplikacioni më i përdorur në telefonat inteligjentë. Qindra milionë përdorues dërgojnë mbi 18 miliardë mesazhe në ditë.
Duke folur në një konferencë, shefi ekzekutiv Jan Koum tha se WhatsApp tani ka më shumë përdorues sesa Twitter, e cila mburret me 200 milionë përdorues aktivë në muaj. Kompania thuhet se ka marrë oferta nga Google në fillim të këtij muaji, megjithatë kompania tha se nuk ka bisedime të tilla.
Koum vazhdoi të deklarojë kompania përpunon 12 miliardë mesazhe të dërguara dhe 8 miliardë mesazhe të marra çdo ditë, shumë më tepër se çdo shërbim tjetër mesazhesh.
Monday, April 15, 2013
"Topi i Artë" për gratë e futbollistëve
“Topi i Artë 2012” i është dhënë Leo Messit, i cili e fitoi këtë çmim për të tretin vit radhazi. Por, futbolli është edhe më i gjerë dhe mbi të gjitha shumë më i bukur.
Uebsajti “fanpage.it” ka bërë një klasifikim të “WAGS”-ave më të mira të momentit. Ky term personifikon bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve, të cilët janë gjithnjë të shoqëruar nga bukuroshe të nivelit të lartë.
Titullin, sipas uebsajtit italian, e ka fituar Abigail Clancy, e fejuara e sulmuesit anglez Peter Crouch, e cila është pa dyshim superjoshëse. Lionel Messi mund të festojë për vendin e dytë, të cilin e zë një nga ish të dashurat e tij më të famshme, Xoana Gonzalez. Modelja argjentinase ka lënë pas në renditjen e “Topit të Artë” superyllin rus, Irina Shayk. E fejuara Cristiano Ronaldo, edhe pse është një nga femrat më joshëse të planetit, kësaj here ka mbetur në vend të tretë. Ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Shakira, e dashura e futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, kurse në të pestin renditet italiania e parë, Melissa Satta, dashuria e re e Kevin Prince Boateng, është e denjë për të qenë në 10-shen e “Topit të Artë” për “WAGS”.
Pavarësisht se vitet kalojnë, Ilary Blasi përfaqëson një nga bashkëshortet e futbollistëve italianë më të hershme dhe më të këndshme. Vitet kalojnë për të gjithë, por duket se jo për bashkëshorten e kapitenit të Romës, Francesco Totti. Në vendin e shtatë është Helena Seger, gruaja e Zlatan Ibrahimoviç dhe në të tetin Michela Qquattrociocche, e fejuara e Alberto Aquilani.
Sërish Milani në vendin e nëntë, me të dashurën e Alexandre Pato, e cila është as më shumë e as më pak se Barbara Berlusconi. Dhjetëshja më e mirë e 2011-ës për “WAGS”-at mbyllet me mbretëreshën e bashkëshorteve të futbollistëve: Viktoria Beckham. Karriera e anglezit vazhdon të jetë e suksesshme edhe në Amerikë dhe Posh Spice është ende një superfemër.

Abigail Clancy - Peter Crouch
Shakira - Gerrard Pique
Irina Shayk - Cristiano Ronaldo
Melissa Satta - Kevin Prince Boateng
Ilary Blasi - Francesco Totti
Helena Seger - Zlatan Ibrahimoviç
Michela Quattrociocche - Alberto Aquilani
Barbara Berlsuconi - Alexandre Pato
Viktoria Beckham - David Beckham
Maria Imizcoz - Javi Martinez
Sarah Brandner - Bastian Schweinsteiger
Oops! Adelina kujdes
Ngjyra e saj e preferuar është pink, të paktën këtë ka treguar në bazë të veshjes me të cilën shfaqet kohëve të fundit. Një dekolte të hapur dhe një minifund, që më shumë zbulonte pjesët intime sesa i mbulonte ato.
Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, është shfaqur kështu në një nga koncertet e radhës të organizuar me rastin e fitoressë Teuta Arifit për kryetare të komunës së Tetovës.
Adelina ishte ftuar për të kënduar me këtë rast, për faktin se Teuta është e vetmja femër që do të drejtojë për herë të parë një bashki

Subscribe to:
Posts (Atom)